Pedagogët e Jurisprudencës, kandidatë për trupën e këshillave për vettingun nxori në pah mangësitë e tyre dhe mosnjohjen e prokurorëve e gjyqtarëve, aq sa një filozof në juri mbeti i “tronditur” nga përgjigjet e tyre.

Pyetje: E keni dëgjuar ndonjëherë emrin Alush Dragoshi?

Përgjigje:
Për momentin nuk më kujtohet

Përgjigje: Po e kam dëgjuar

Pyetje: Çfarë ishte ky, artist kompozitor, piktor?

Përgjigje: Nuk e mbaj mend

Pyetje:
Çfarë ju kujton emri Di Pietro?

Përgjigje: Për momentin nuk më kujtohet

Pyetje: Ka ndonjë rast në Republikën e Shqipërisë në këto 27 vite tranzicion që Prokurori i Përgjithshëm të jetë shkarkuar nga Parlamenti dhe të jetë kthyer me vendim te Gjykatës Kushtetuese në detyre?

Përgjigje:
Në dijeninë time ka raste

Pyetje: Cili?
Përgjigje: Ka qënë…

Pyetje: Mos ka qënë Arben Rakipi

Përgjigje: Maks Haxhia më duket

Pyetje: Si quhet prokurori që arrestoi Guvernatorin e Shqipërisë?

Përgjigje: Nuk më kujtohet

Pyetje: Objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?

Përgjigje: Një pendë, që kushtonte 70 dollare

Pyetje: Po vetura juaj sa kushton?

Përgjigje: Kuk kam një të tillë

Pyetje: Ecni në këmbë?

Përgjigje: Më pëlqen shumë transporti publik

Dy nga 5 kandidatët që dëgjuat do të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: