Tifogrupi shqiptar nga Kosova, “Plisat” kanë hedhur flakadanë e tymuese mbrëmjen e sotme në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Itali-Shqipëri që u luajt në stadiumin “Renzo Barberi” në Palermo. Kundër rregullave ata kanë mbushur fushën e gjelbër me tym duke e bërë të pamundur vijimin e ndeshjes.

Gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen në minutën e 57-të deri në qetësimin e situatës. Në faqen e “Facebook” të Plisave është publikuar edhe videoja që tregon momentin kur hedhin flakadanë e tymuese.

Disa herë u thirr me autoparlant për qetësimin e situatës, por kjo nuk ndodhi. Kapiten Ansi Agolli u përpoq të qetësonte situatën, por për momentin ishte e pamundur. Ndërkohë që pas rifillimit të ndeshjes pas rreth 14 minuta ndërprerje Itali shënoi edhe golin e dytë kundër kuqezinjve.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/videos/10150857524459959/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: