SHKODËR- Policia e Shtetit ka publikuar videon nga aksioni i policisë lokale dhe FNSH-ja Shkodër, ku u shpëtuan 2 të mitur dhe një 60-vjeçar, që ishin bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave të lumit Kir.

Aksioni në fjalë ndodhi rreth orës 18:00, përmes një telefonate, është kërkuar ndihmë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujerat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve. Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.

Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijët e moshës 14-vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve.
Tre të shpëtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: