BULQIZË- Ndezja e kaldajës për ngrohjen e ambienteve në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës në Bulqizë, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi është çliruar gaz që ka helmuar pothuajse 60 nxënës nga 120 në total.

Gazetari Enver Doçi ndryshe nga sa deklarohet nga policia thotë për “BalkanWeb” se 25 prej nxënësve të asfiksuar nga gazi ndodhen në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e mungesës së kapaciteteve pjesa tjetër janë nisur drejt Peshkopisë.

Po sipas tij, nxënësit janë të moshave të ndryshme dhe jo 16 apo 18 vjeçar, siç thuhet nga policia.

Janë paraqitur 25 nxënës shkolle këtu në Bulqizë, pjesën tjetër si pasojë e mungesës së kapaciteteve e nisëm drejt Peshkopisë. Dyshohet se janë helmuar nga dioksidi i karbonit, nga lëndët drusore peletat”,- tha mjeku Shahin Kaja.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se nga Tirana janë nisur me helikopter një grup mjekësh të specialisuar për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve të helmuar. Simptomat e para që ata shfaqën ishin dhimbje koke dhe të vjella.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.

Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se: Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: