POGRADEC- Mitmarrja tentohet edhe brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur në Pogradec, teksa një 41-vjeçari po i pritej fletë-arresti pasi ishte ndaluar nga uniformat blu për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Sipas policisë, shtetasi L.M është ndaluar teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Mitsubishi”, me targë AA 502 MY. Nga kontrolli ka rezultuar se niveli i alkolit të konsumuar ishte 0.68 mlg/litër.

Por sapo ka dëgjuar fjalën “fletë arrest”, 41-vjeçari ka futur dorën në xhep dhe i ka dhënë punonjësve të policisë një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe, me qëllim që këta të fundit të shmangnin arrestimin e tij.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e trupit të punonjësve të Policisë, nga momenti i shoqërimit të 41-vjeçarit në ambjentet e Komisariatit, edhe gjatë kryerjes të procedurave ligjore.

Mbi 41-vjeçariN tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

DEBATI I QYTETARIT ME POLICËT BRENDA AMBIENTEVE TË KOMISARIATIT NË POGRADEC

Polici 1: Fryji, mos e ndërprit. Vazhdo, vazhdo, vazhdo, vazhdo…Merre bëji një letër për arrest.
Polici 2: Sa përqind është?
Polici 1: 0.68 mlg/litër.
Polici 2: Do arrestohet në bazë të Kodit Rrugor, ke kaluar përqindjen e alkoolit.
Qytetari: O shef, ju thashë që…
Polici 2: Je rrezik për aksidente, ju lutem.
(Qytetari nxjerr 5 mijë lekë nga xhepi dhe ja hedh policit mbi tavolinë)
Polici 2: Ç’a bën o zotëri, ça bën?!
Qytetari: Të iki o vëlla, më presin kalamajtë o burrë i dheut.
Polici 2: Prangose, prangose! Vëri prangat!
Qytetari: O shef të lutem mos m’i vendos prangat
Polici 2: Shpejt prangat, shpejt

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: