BRITANI E MADHE -Një shofer i makine, BMW Z4 duket se nuk kishte durim të priste kolonën e gjatë dhe kështu vendosi të ndërmarrë një veprim jo të menduar mirë që i kushtoi shtrenjtë.

Ai pa shikuar mirë në pasqyrën anësore ndërron korsinë dhe kalon në anën e djathtë, ku përplaset keq me një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi.

Si pasojë e këtij veprimi të pamatur një person ka përfunduar në spital me lëndime të rënda në trup, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Manchester të Anglisë.

Në video mund të shihet se si shumë makina të tjera frenojnë, për të parandaluar përfshirjen në përplasjen e tmerrshme që ndodhi mes BMW-së dhe Citroen-it.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb