BRITANI E MADHE – Një fenomen i çuditshëm paranormal është filmuar brenda në ambientet e një shtëpie. Kamerat e sigurisë brenda banesës, të cilat ishin vendosur nga prindërit e një vajze të vogël, filmuan pamjet shokuese se si ajo përndiqet nga një fantazmë shkruan Daily Mail.

Videoja, që po bën xhiron e botës përmes rrjeteve sociale u publikua dhe nga mediat të ndryshme botërore. Në fillim videoja shfaq vajzën e vogël, e cila luan me kukullat e saj, por një prej lodrave të saj pak më tej lëviz kokën vetë.

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë se çfarë ndodh pak më vonë në një dhomë tjetër, teksa vajza është duke vizatuar. Letrat fillojnë të lëvizin vet, sikur fryn erë dhe më pas cdo send që ndodhet mbi tavolinë rrëzohet poshtë. Ndiqni videon shokuese!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb