INDI-Më shumë se 300 qytetarë nga India kanë rrahur keq një student nga Afrika në një qendër tregtare në New Delhi, ku e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar me telefon. Qindra banorë të Indisë kanë sulmuar emigrantët me shkopinj druri dhe karrige hekuri, si shenjë “hakmarrje” që një adoleshent kishte konsumuar sasi të madhe të drogës nga “shpërndarët e huaj të drogës” që po i mashtrojnë të rinjtë. Pesë burra janë arrestuar ndërsa katër tjerë janë në arrati, pasi në mënyrë “raciste” kishin nxitur sulmin ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë disa persona. Shumë nigerian ishin pjesë e sulmit, të cilët sipas qytetarëve indianë janë shkaktarë të vdekjes së një adoleshenteje të cilën e kishin furnizuar me lëndë të ndryshme narkotike. Në video mund të shihet se si emigranti mundohet t’i ikë agresorëve , të cilët e godasin pa mëshirshëm karrige hekuri.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: