FIER- “BalkanWeb” ka siguruar pamje te reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Fier, ku një makinë u hodh në erë me tritol. Nga shpërthimi i fuqishëm, mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit 38-vjeçari Ervin Memo.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për “BalkanWeb” pamje pak pas ngjarjes, ku shihet edhe shoferi në sediljen e tij, i plagosur, në pritje të ambulancës. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen dhjetra qytetarë si dhe forca të shumta policisë. Po ashtu, shihet se mjeti është shkatërruar thuajse plotësisht nga shpërthimi.

Gazetari Kuçi ka siguruar edhe pamjet pasi Ervin Memo nxirret nga mjeti, madje ecën vet, ndërsa qytetarët e pranishëm e kanë shoqëruar me duartrokitje për tek ambulanca.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ndërkohë që objekt i sulmit ishte mjeti tip ‘Benz’ me targa AA270IV. Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes në fjalë si dhe autorët.

makina ok

iplagosuri
Informacion paraprak:
Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.
Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: