KINE – Pamje dramatike vijnë nga Kina, kur dy burra shpëtojnë për mrekulli një vajzë të vogël, e cila kishte mbetur me tërë e varur në hekurat e ballkonit.

Në videon e postuar më poshtë, shihen ata teksa kalojnë nga ndërtesa tjetër te ballkoni i katit të katërt, për ta larguar fëmijën, që kishte ngecur në mes të shufrave.
Pas disa përpjekjesh, ata ia kanë dalë ta fusin sërish brenda banesës, ku duket se për momentin nuk ndodhej askush. Nuk bëhet e ditur së në çfarë rrethana ka përfunduar ajo në atë formë, apo për sa kohë ka qëndruar në atë gjendje. Për fat të mirë vogëlushja nuk ka dëmtime të renda, përvec disa dhimbjeve në fyt dhe nofull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb