ITALI-Shpulla, ulërima, fëmijët përplasen përtokë, videoje shokuese në çerdhen e Vercelli

‘Ti thyej dhëmbët’, ‘Shpresoj të të thyhet dora’, ‘Ta përdredh kokën’ dhe të tjera kërcënime të tjera dhe të bërtitura fëmijësh, goditje në fillim me shpulla, pastaj me grushte në kokë.

Fëmijët në një çerdhe në Vercelli terrorizohen dhe keqtrajtohen nga edukatoret. Videoja shokuese tregon fëmijët që bërtasin dhe që tërhiqen zvarrë nga mësueset në këtë çerdhe në Itali.

Kanë qenë telekamerat e vendosura nga policia, pas disa denoncimeve nga prindërit që kanë zbuluar pamjet e tmerrshme të çerdhes ‘Korczak’, në të cilën edukatoret janë arrestuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb