Një dinamikë e pakuptueshme që ka lënë pa fjalë mijëra përdorues të rrjeteve sociale. Videoja e një aksidenti në një kryqëzim në Singapor është bërë virale për shkak të makinës ngjyrë gri e cila përplaset nga makina e bardhë.
Në pamje mjeti duket sikur papritur ‘del nga toka’. Makina e bardhë fillon të lëvizë djathtas dhe godet papritur makinën tjetër.
Pamjet kanë ushqyer komente nga më të ndryshmet dhe makina është bërë nga të gjithë ‘makina fantazmë’.
Mes përdoruesve ka edhe nga ata që mendojnë se e kanë gjetur. ’Nëse shihni me kujdes është e mundur të dalloni makinën metalizato pak përpara se makina e bardhë të dalë në të djathtë.
Në fakt shoferi ka menduar që makina tjetër do xhironte në të majtë, por kjo nuk ka ndodhur’ komenton një përdorues në facebook.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb