Ish-kreu i bashkisë Dibër, Shukri është arrestuar pasditen e sotme me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Dibër deri para pak ditësh.

Xhelilit i janë vënë prangat si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Xhelili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të video-përgjimit nga një 20-vjeçare me iniciale A.A., të cilës i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: