SPANJE-Një zënkë e turpshme në stolat e Alaro, në Spanjë, edhe në fushën e lojës.
Gjatë ndeshjes mes skuadrës së shtëpisë dhe Collerense, e vlefshme për kampionatin rajonal të Spanjës, prindërit e lojtarëve janë përfshirë në një sherr masiv shumë të dhunshëm.
Me shqelma, grushte dhe shpulla, fusha e lojës është shndërruar në një fushëbeteje. Sipas mediave lokale, shkak i këtij sherri ka qenë vendimi i padrejtë i arbitrit.
(da.xha/BalkanWeb)