Betis dhe Real Madrid dhuruan spektakël në takimin e vlefshëm për javën e 24-të të La Ligas, një ndeshje që solli plot tetë gola të shënuar, u panë raste të bukura, aksione perfekte dhe në fund me fitoren 3:5 të Real Madridi.

Në fakt, rezultoi një sukses jo shumë i lehtë për madrilienët, përkundër shifrave përfundimtare të ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi 2-1 për Betis, por në fraksionin e dytë të takimit, Reali përmbysi gjithçka, duke e mbyllur përballjen me shifrat 5-3 në favor të tij. Madrilienët renditen në vendin e 4-t në kampionat, 17 pikë larg Barcelonës kryesuese.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb