Dy efektivë policie janë kthyer në ‘heronj’ për pronarët e një maceje të vogël në Tiranë. Ata kanë nxjerrë nga pjesa e poshtme e një makine një kotele që kishte ngecur.

Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve policët kanë kaluar disa minuta për të shpëtuar kotelen, pasi rrezikonte jetën.

Ministri i Brendshëm ka publikuar një video me pamje nga gjithë peripecia e policëve për të shpëtuar macen duke vlerësuar gjestin e tyre por njëkohësisht thotë se është një motiv për ata që duan të shajnë.
“2 policë patrulle, Arsela dhe Enea, dje natën shpëtuan këtë kotele në Tiranë. Gjest fisnik për policinë që duam, faleminderit! Motiv perfekt për ata që do na shajnë përsëri, si çdo ditë”, shkruan Ministri Tahiri.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10210927986416042/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: