Kombëtarja shqiptare është e grumbulluar në Antalya teksa po përgatitet për ndeshjen miqësore të së hënës që luan kundër Turqisë.

Në këto ditë futbollistët kanë postuar foto të tyre në rrjete sociale duke treguar atmosferën pozitive që ekziston në ambientet e kombëtares kuqezi. I fundit është Sabien Lilaj ai që ka ‘dokumentuar’ një moment shumë të veçantë të ndodhur sonte në mbrëmje.

Të mbledhur si staf në një nga hollet e hotelit në Antalya, magazinieri i kombëtares, Fatos Kadena, ka ndezur atmosferën duke kënduar një nga këngët popullore të Shqipërisë së mesme para gjithë pjesës tjetër të skuadrës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb