Hoze Mourinho është kthyer sërish ai i dikurshmi. Portugezi njihet për karakterin e tij tepër të veçantë dhe shpirtrin prej rebeli, por kohët e fundit dukej sikur ishte më serioz dhe shumë i përkushtuar në punën e tij sesa bëmte më herët kur ishte te Reali apo Interi.

Në konferencën për shtyp para takimit me Liverpul, që do të luhet ditën e diel, Mourinho gëzon të gjithë nostalgjikët e tij me atë çka bën. Në një moment një nga telefonat e gazetarëve që ishte duke regjistruar zërin e tij, bie dhe “Special One” ndal konferencën, rrëmben telefonin dhe i përgjigjet.


Aq është dashur dhe në sallën ku mbahej konferenca nisën të qeshurat. Më pas, Mourinho për të vazhduar batutën tha: “Ku e lamë?”, dhe më pas nisi të fliste për takimin kundër Liverpul.

Sfida e të dielës vjen në një moment tepër të mirë për “djajtë e kuq”, pasi skuadra e Hoze Mourinhos ka 12-të takime rradhazi që fiton. Gjithsesi për të 13-ën duket pak e vështirë sepse përballë do të kenë kundërshtarët e përbetuar të “Premier League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb