TIRANE– Një 28-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasditen e sotme, pasi ka thyet masën e arrestit në shtëpi, dhe është kapur duke qarkulluar në qytet me armë zjarri pa leje.

Ndalimi i Tauland Manaj (Beqiraj) është bërë nga strukturat Policore të Drejtorisë Vendore Vlorë, pasi në lagjen “28 Nëntori” po qarkullonte me automjetin tip “Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu ka rezultuar se 28-vjeçari ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25 fishekë dhe automjeti tip “Benz”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe “Prodhim, shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb