Ditën e sotme në orën 19:00 ka filluar takimi i basketbollit midis ekipit të Tiranës dhe ekipit të Karpoš Sokoli nga Shkupi i Maqedonisë, i vlefshëm për Ligën Ballkanike të Basketbollit të Meshkujve (BIBL).

Ndeshja po luhej në Sallën Sportive “Farie Hoti”, kur në momentin e hyrjes së lojtarëve në fushë, tifozët shqiptarë kanë thirrur të gjithë në kor fjalët “Ubi, ubi Serbia” që do të thotë “Vdekje Serbise”. Nuk raportohet për ndonjë incident.

Për statistikë, ndeshja përfundoi në rezultatin 83-100 në favor të ekipit nga Shkupi. (JOQ)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb