Mohamed Salah ka demonstruar aftësi të shkëlqyera dje në përballjen kundër Tottenham ku kishte edhe një sfidë individuale me Harry Kane për golashënuesin e kampionatit.

Egjiptiani i “the reds” realizoi dy gola, me të dytin që ishte më shumë se mbresëlënës, por fatkeqësisht Harry Kane i prishi festën në fund duke barazuar 2-2.

Ky episod nuk e prish aspak ecurië pozitive të 25-vjeçarit që ka realizuar 21 gola në 24 ndeshje dhe për tifozët ai mbetet idhulli i të paktën këtij sezoni. Për këtë arsye një tifoz i vogël në fundin e ndeshjes me një pankartë të vogël shkruante: “Mo Salah, a mund ta kem bluzën tënde të lutem?”

Për fatin e mirë të tij tifozi u evidentua nga Salah i cili padyshim që ia plotësoi dëshirën.

Një gjest i madh i një futbollisti të madh që më parë ka deklaruar se për të shkuar në stërvitje kur ishte në Afrikë udhëtonte 9 orë me autobus.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb