Policia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë një djali të vogël i cili nuk mund të shkonte në shtëpi për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në videon e postuar në faqen e Policisë së Shtetit, patrulla e përgjithshme merr djalin në automjet për ta dërguar në shtëpi.

“A je ngrohtë këtu, se ti je bërë ujë,” thotë njëri nga policët.
“Po, a do të më dërgosh në shtëpi?” e pyet i mituri.
“Po, po drejt e tek shtëpia do të të çoj”.

Gjithashtu në pamjet filmike duket që pasi policët sigurohen që djalin e lënë në shtëpinë e tij, këshillojnë të ëmën e tij mos t’i lërë fëmijët jashtë se është ftohtë.

 

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb