TIRANE – Një fëmijë i ka shpëtuar mrekullisht shtypjes nga një kamion ditën e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditës e së enjtës tek ish-fusha e aviacionit në Tiranë, ku një fëmijë i vogël ka nxituar për të kaluar rrugën, pa e vënë re se një kamion mund ta shtypte.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali që ndodhet aty afër. Me të vërtetë i frikshëm është momenti kur fëmija ndihet në rrugë dhe ulet, ose rrëzohet në tokë e kamioni ndalon ngjitur me të. Një burrë i cili mendohet të ketë qenë i ati ka vrapuar i lebetitur e me duart në kokë drejt të voglit. Videoja është publikuat nga JOQ.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb