Dhjetëra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një eksperimenti të rrezikshëm në autostradë. Megjithëse 1 javë më parë një ‘kamikaz’ iu mori jetën 3 vajzave duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe në sens të kundërt në autostradë, ka ende pilotë vdekjeje që nuk marin parasysh asgjë por sfidojnë vdekjen dhe vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

Një rast  i ngjashëm me atë të 13 tetorit ka ndodhur sot në një tjetër autostradë të Shqipërisë. Siç duket në videon e mëposhtme, një fuoristradë tip Mercedes ML ecte në krahun e kundërt të autostradës me shpejtësi, duke u bërë një rrezik potencial për aksident, megjithatë policia nuk duket asgjëkundi.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/SpeedHunters.Albania/videos/1232677066775946/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: