ELBASAN- Zhdukja, vrasja dhe keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është një fenomen sa i dhimbshëm aq edhe i dëmshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tonë.

Nuk kanë qenë të pakta rastet e denoncimeve për kafshë të vrara apo të keqtrajtuara nga persona të papërgjegjshëm.

Një rast i tillë është raportuar edhe ditën e djeshme, ku një kafshë e pafajshme është vrarë në zonën e Dumresë, në Elbasan.

Jo vetëm kaq, por autori ka shkuar dhe më tej duke e varur në një tabelë rrugore kafshën e gjorë që duket të jetë një vjedull, si për të demonstruar “trimërinë” e tij përpara kujtdo që përshkonte sot rrugën drejt Elbasanit, madje edhe femijet.

“Përshëndetje JOQ, njerëz të pamëshirshëm e kishin vrarë këtë kafshë dhe e kishin varur aty. Nuk e dimë se kush e ka varur, por sot kur po shkonim në Elbasan për të festuar Ditën e Verës e pamë që ishte aty”- ka shkruar denoncuesi për JOQ.
29196684_144415283048430_6407533551373254656_o-2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: