NGA ENRIK MEHMETI

Një ciklon i përmasave të jashtëzakonshme për zonën e Vlorës dhe Zvërnecit ka krijuar dëme të konsiderueshme në biznese të shtrira përgjatë plazhit të Zvërnecit, ndërsa prej orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës kur edhe ka nisur ka bllokuar totalisht rrugën që të drejton drejt ishullit. Dëme janë shkaktuar edhe në zonën e Pyllit të Sodës, ku me dhjetëra pemë janë rrëzuar.

Cikloni i përmasave të rralla për këtë zonë ka nisur rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës, duke prekur zonën e Pyllit të Sodës, plazhin e Zvërnecit dhe zonat përreth. Për pasojë ka ardhur dhe bllokimi i rrugës, për të cilën është dashur ndërhyrja e punonjësve të shërbimeve publike dhe forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur zhbllokimin.

Por me katastrofike ka qenë situata në plazhin e Zvërnecit, aty ku si pasojë e ciklonit, disa biznese janë dëmtuar plotësisht, ndërsa në të tjera ka patur të dëmtime të pjesshme.

Në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa kabina ku qëndronte transformatori i zonës është dëmtuar plotësisht. Moti i keq gjatë orëve të natës, shoqëruar me reshje dhe erën e fortë, në përmasat e një cikloni ka shkaktuar kështu dëme të pallogaritshme për bizneset e zonës, ndërsa tashmë janë duke u përllogaritur nga pronarët e lokaleve edhe dëmet e shkaktuara. Shihni dëmet nga pamjet e kapura me dron.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: