Tottenham nuk është kursyer aspak në sfidën e sotme në “Premier League” duke mposhtur me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Everton.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26-t me anë të sulmuesit nga Korea e Jugut Heung-Min Son. Gol që do të vuloste rezultatin e pjesës së pare. Në fraksionin e dytë të lojës Harry Kane realizoi dy herë në harkun kohor të 12-t minutave duke vrarë çdo shpresë të miqve për të dalë me pikë nga “Wembley”. Pak para fundit edhe mesfushori Eriksen do të linte gjurmën e tij duke stampuar shifrat përfundmitare në 4-0.

Për t’u veçuar dy golat e sulmuesit më të kërkuar të momentin Harry Kane, i cili sot arriti të thyente një tjetër rekord, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ‘spursave’ në “Premier League” me 98 gola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb