Emri i Besart Berishës shumë shpejt pritet të shkruhet me germa të arta në historinë e futbollit australian.

Sulmuesi shqiptar e vazhdoi edhe sot “zakonin” duke shënuar të tre golat e fitores 3-0 të Melburn Viktori në fushën e Uestern Sidnei Uanderers.

31-vjeçari nga Prishtina realizoi në minutat 32’, 66’ dhe 82’, duke vendosur i vetëm duelin e vlefshëm për javën e dhjetë të A-Ligës.

Me këtë tripletë Berisha ngjitet në kuotën e 89 golave në kampionatin australian, vetëm një më pak se Arshi Tompson që është shënuesi më i mirë. Sulmuesi që zgjodhi të përfaqësojë Kosovën barazon Shejn Shmeltzin, ndërsa këtë sezon ngjitet në kuotën e 8 golave. /panoramasport/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: