SIRI – Barbaria e ISIS nuk ndalet. Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar më shumë se 200 fëmijë sirianë dhe kanë publikuar pamjet në faqet e kontrolluara prej tyre në internet.
Sipas “Daily Mail”, videoja është realizuar në fund të gushtit të vitit 2014, por është bërë publike vetëm tani.

Në pamje duken fëmijët të ulur në gjunjë, ndërsa pas tyre qëndronin militantët e armatosur të cilët hapën zjarr ndaj tyre.
Shteti Islamik njihet për ekzekutimet barbare, por nuk ka pasur ndonjëherë raportime për një ekzekutim fëmijësh në këto përmasa. Videoja e tmerrshme zgjat 30 sekonda.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: