KINE – Në një video, e cila mendohet të jetë filmuar në Kinë, shihet një djalë që kap një vajzë prej flokësh dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugë.

Viktima e shtrirë përtokë ulërinte me tërë fuqinë, por askush nuk i afrohet për ta ndihmuar.Megjithëse rruga është përlot me makina dhe kalimtarë, të gjithë vazhdojnë rrugën e tyre dhe bëjnë sikur nuk po ndodhte asgjë.

Në filmimin e postuar më poshtë, shihet një person me uniformë që shkon afër çiftit dhe duket sikur dëshiron të intervenojë, por kthehet prapa pa bërë asgjë shkruan The Sun.

Me të dalë në skajin tjetër, kërcënuesi pas disa metrash lëshon viktimën dhe i kthen shpinën, ndërsa nuk dihet se si ka përfunduar kjo ngjarje e dhunshme. Videoja në fillim është postuar në rrjetet sociale.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb