TIRANE – Një 63-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet, teksa tentoi të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se kalimtari u përplas për vdekje nga një makinë me targa AA 730 MP, në afërsi të një qendre tregtare, në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas dëshmitarëve, perplasja ishte aq e forte, sa makina i preu koken 63-vjeçarit Hysen Vrapi.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” pak çaste pas aksidentit, kalimtari duket i shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, viktima tentoi të kalonte rrugën, kur dritat e autostradës ishin të fikura dhe për pasojë shoferi nuk e vuri re. Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/HartaDixhitaleEAksidenteveRrugore/videos/769217129883652/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në Autostradën Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet  me targa AA 730 MP që  drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili  ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: