SHBA – Amanda ishte një nga personat e pranishëm në lokalin ku u bë një masakër e vërtetë në Orlando të Florida, SHBA. Ajo ndodhej me disa miq mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diel, ndërsa po kërcente dhe argëtohej, kur befas nisën të shtënat. Pamjet e para ku i dyshuari Omar Mateen hapi zjarr shihen në videon e Amandës, e cila po xhironte veten me celular.

Rreth 50 persona mbetën të vdekur, pasi një person i armatosur hyri në një lokal për homoseksualë dhe hapi zjarr mbi të pranishmit, ndërsa 53 të tjerë mbetën të plagosur.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb