Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka hezituar që t’i tregojë “bishën” e tij të blinduar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, pas takimit historik në Singapor.

Trump dhe Jong-un sapo kishin përfunduar një drekë pune kur presidenti amerikan e fton diktatorin e Koresë dhe i tregon të ashtuquajturën “The Beast”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut buzëqeshi pasi iu lejua një vështrim i rrallë brenda automjetit prej 1.6 milion dollarë i cili është projektuar për t’i mbijetuar një sulmi me raketa ose armë kimike.

Makina gjendet kudo ku shkon presidenti i SHBA dhe transportohet me avionin presidencial “Air Force One” kur Trump  është jashtë vendit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: