GREQI – Një shqiptari në Greqi nuk po i ndahet fati i keq. Ditë më parë ai u arrestua sepse theu  një bankomat në shtetin helen dhe shau me fjalë të rënda grekët.

Por dje sapo la komisariatin e policisë, ai u përfshi në një aksident, pasi një makinë e përplasi duke e lënë të plagosur rëndë.

Media greke protothema.gr. shkruan se shqiptari u arrestua në Argos të Greqisë pas një konflikti verbal dhe fizik me disa shtetas grekë, ku më pas me një gur ka thyer bankomatin e një banke.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: