Ukraina ka ndaluar këngëtaren ruse Julia Samoilovat të marrë pjesë në festivalin Evropian që këtë vit organizohet në Kiev. Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtares ruse i është mohuar hyrja në territorin e Ukrainës me 3 vite pasi ka vizituar në mënyrë të ‘paligjshme’ Krimenë, e cila është aneksuar nga Rusia.

Julia Samoilovat 27 vjeç ka mbajtur një koncert në Krime para dy vitesh dhe nuk ka marrë leje nga autoritetet e Ukrainës. Sipas ligjeve vendase, çdo shtetas rus që viziton Krimenë me lejen e Moskës konsiderohet si shkelje e territorit të Ukrainës.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) të cilët janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e autoriteteve ukrainase.

Këngëtarja Julia Samoilovat, e cila lëviz në një karrige me rrota përfaqëson Rusinë në Eurovision që pritet të zhvillohet nga data 9 deri në 13 maj të këtij viti. Shqipëria përfaqësohet këtë vit me këngën “World” nga Linda Halimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: