KUVAJT- Në një video të publikuar në internet shihet se si një grua është rrëzuar nga një ndërtesë në Kuvajt. Gruaja e gjorë po qëndronte e varur në dritaren e ndërtesës dhe kërkonte ndihmë, por dikush e kishte parë më të arsyeshme ta filmojë në momentet e fundit të jetës, se sa ta ndihmonte. Gruaja po qante dhe bërtiste kur po e shikonte personin që po e filmonte me gjakftohtësi. Madje, në një moment autori i videos refuzon t’i afrohet gruas e cila po qëndronte e varur në dritare jashtë ndërtesës. Gruaja e cila po qëndronte e varur në një moment humb forcën dhe bie nga ndërtesa në tokë, duke mbetur e vdekur në vend. Ajo që kishte filmuar këtë video të tmerrshme, ishte punëdhënësja e pastrueses e cila humbi jetën..

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: