SHBA-Pas kalimit të uraganit Irma, Miami është rizgjuar nën ujë, por ai që kthen shpresën është një diell i zbehtë.

Pasi goditi Floridan me shira dhe erëra deri në 250 km/orë, uragani e humbi forcën e tij, duke u kthyer në një stuhi tropikale, teksa po drejtohet drejt Georgia.
Autoritet amerikane parashikojnë që Irma do vazhdojë të dobësohet, duke u kthyer në një stuhi tropikale me erëra maksimumi deri në 110km/orë.

“Irma” ka shkaktuar deri më tani 5 viktima vetëm në Florida dhe 30 viktima në të gjithë vendet ku ka kaluar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: