Shira të fuqishëm, erëra të forta, uragani Irma ka mbërritur tashmë në Miami. Florida po përgatitet për të pritur një nga stuhitë më të këqija të viteve të fundit.
Autoritet kanë urdhëruar evakuimin e njerëzve. Më shumë se një e katërta e popullsisë së Floridas është prekur nga urdhëri i evakuimit sot, pas stuhisë që do të prekë Floridan në orët në vijim.

“Shërbimet e shpëtimit të Floridas vlerësojnë se 7 milionë banorë të Floridas kanë marrë urdhërin e evakuimit kundrejt 5,6 milionë që ishte dje në mbrëmje”, shkruan zyra e guvernatorit në një komunikatë.
Ja momentet e para të ‘Irmes”.
(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: