Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga ishulli Dominica në Karaibe, i cili është goditur nga uragani “Maria”. Brenda një kohe të shkurtër ky uragan ka arritur kategorinë 5, që konsiderohet si kategori vdekjeprurëse, ndër më të rrezikshmet.

Të dhëna zyrtare raportojnë për një person të vdekur, kurse të dhëna zyrtare për dëme materiale ende nuk ka, por në videot e publikuara dëgjohen tinguj të frikshëm nga erërat e forta të uraganit. Zyrtarët lokalë thanë se vdekja e personit u shkaktua nga rënia e një peme në territorin francez, ndërsa të paktën dy persona u zhdukën pasi anija u përmbyt pranë Desirade, ishullit më lindor në arkipelag. Kapitenët e anijeve janë duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë nga dallgët e mëdha.

Ndër tjerash, lajme të frikshme kanë ardhur nga kryeministri i ishullit Dominica, i cili përmes një statusi në Facebook njoftoi qytetarët rreth ngjarjeve që po ndodhin në këtë ishull të Karaibeve. Një tjetër stuhi, stuhia tropikale Lee, po pason nga lindja urganin “Maria”, por nuk parashikohet nga metereologët që t’i afrohet Karaibeve.



(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: