UKRAINË-Video e përplasjes së tmerrshme të një makine që ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, është kapur nga kamerat e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, në një zonë mjaft të populluar. Makina qarkullon me shpejtësi në një kryqëzim, duke u përplasur me një automjet tjetër.

Alyona Zaitseva, 20 vjeç, raportohet se ka udhëtuar në më shumë se 104 km në orë, në një zonë ku limiti është 56 km. Aksidenti i regjistruar në Kharkivn qendror tregon se si makina fluturon në anën e djathtë. Zaitseva është vajza e një oligarku rus dhe është arrestuar nën akuzën e vrasjes së këmbësorëve.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb