TIRANË- Java që lëmë pas dhe veçanërisht data 17 maj do mbahen mend gjatë jo vetëm për arritjen e marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund krizës 3 mujore politike dhe futi opozitën në zgjedhje, por edhe për batutat e shkëmbyera nga dy liderët. Ky moment pikant nuk kishte si i mungonte rubrikës humoristike të emisionit “Kjo Javë” në News 24.

Por sinjaleve të hedhura në derën e kryesisë së Kuvendit, kryeministri Rama i shtoi edhe një dozë humori në një takim me gratë e Korçës ku u vetëquajt Romeo, rol të cilin tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë ta bënte me Lulzim Bashën.

E si qershi mbi tortë duket të jetë këshilla që jep ministrja e shkarkuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka në një mbledhje, raporton “BalkanWeb”.

Xhacka

Ndonëse pati një aventurë të shkurtër në krye të këtij dikasteri Xhaçka është impenjuar shumë dhe këtë e kuptojmë nga aktivitetet e ngjeshura që mund të ketë pasur, pasi ndryshe nuk mund ta justifikojmë largimin nga një takim në ministri ku thotë: “Vazhdoni në mungesën time, po zëreni se jam këtu”.

Kësaj jave të nxehtë me zhvillime politike i është shtuar edhe vapa, për shkak të së cilës të gjithë kanë filluar të mbajnë syze, siç duket kryebashkiaku Veliaj në një takim.
Veliaj

Po ashtu edhe ambasadorja Vlahutin e deputetja e PD-së Majlinda Bregu kanë kaluar tek fustanet.Bregu
vlahutin

Në mes të një dite të nxehtë duket se vapa nuk i ka bërë mirë edhe aleatit të PD-së Nard Ndokës që i zënë në befasi nga gazetarët, heq syzet e diellit dhe kërkon t’i përsëritet pyetja: “Edhe njëherë se nuk e mora vesh”,- thotë ai ndërsa qesh.Ndoka
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: