VLORË- Në orët e vona të së enjtes rreth orës 23:45 në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, pranë shkollës së Marinës ka marrë flakë një automjet tip “Ford Fusion” i cili ka qenë i parkuar. Zjarrfikësja ndërhyri për shuarjen e flakëve të zjarrit por automjeti u dogj i tëri. Pronari i makinës së djegur nuk ndodhej në automjet në kohën që mori flakë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se flakët janë shkaktuar qëllimisht. Në vendin e ngjarjes pra në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë pasditen e së enjtes  rreth orës 19:00 u dogj më parë edhe një automjet tjetër.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: