ATHINE- Publikohen pamjet pas krimit nga banesa e çiftit shqiptar në Athinë, të cilët u vranë mizorisht në kushte ende misterioze. Ka qenë gazeta greke “Protothema” ajo që ka publikuar videon, ku shihen qartë gjurmët e gjakut në krevatin bashkëshortor dhe rrëmuja e shkaktuar.

Krimi që tronditi kryeqytetin helen dhe jo vetëm, ndodhi në 3 shkurt rreth orën 02:00 në rrugën ‘Olympou’ në Athinë. Mediat greke raportuan në atë kohë se kanë qenë 2 persona të maskuar ata që kanë hapur zjarr në fillim ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj.

Paralelisht plagosën me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 28 vjeç. Gjithçka në prezencë të vajzës 17-vjeçare. Çifti u dërgua me urgjencë në spital por gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa burri pak ditë më vonë.

DYSHIMET
Policia greke fill pas ngjarjes së rëndë pohoi se po heton rreth dy pistave, për një grabitje të mundshme. Nga dëshmia e fëmijëve të çiftit Halitaj, mësohet se agresorët flisnin shqip. Po ashtu, pavarësisht pistës së grabitjes, nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë qenë një larje hesapesh, pasi autorët kanë hyrë direkt në dhomën e gjumit dhe kanë hapur zjarr. Sipas ekspertëve të çështjes, fakti që vrasësit nuk qëlluan ndaj dy fëmijëve lë vend për dyshime se bëhet fjalë për larje hesapesh. Sakaq, polici greke vijon hetimet, ndërsa kanë kaluar disa muaj dhe ngjarja vijon të mos ketë asnjë autor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb