Vrasësi ekstremist Anders Breivik bëri një përshëndetje naziste në gjykatë pasi qeveria norvegjezese apeloi kërkesën e tij që po trajtohej në mënyrë jo-njerëzore në burg.

I veshur me kostum të zi, Breivik pa nga mediat ndërkohë që bëri përshëndetjen naziste në dhomën e gjykatës së burgut Telemark në Skien të Norvegjisë por nuk tha asnjë fjalë.

37-vjeçari, që vrau 77 persona gjatë një sulmi në vitin 2011, odhi në gjyq qeverinë vitin e kaluar për kushtet e këqija në burg. Ai tha se “qëndrimi me pranga për një kohë të gjatë dhunonte të drejtat e tij njerëzore”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb