Zbulohen detaje të reja për presidentin e ri të Amerikës. Në disa media të huaja është duke qarkulluar lajmi se Donald Trump është një jetim që ka lindur në Pakistan dhe jo në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “Neo News”, një kanal televiziv në Pakistan Trump lindi në vitin 1946 në Waziristan dhe emri i tij i vërtetë ishte Dawood Ibrahim Khan. Ai jetoi në këtë jetimore deri në vitin 1955, kohë kur më pas u adoptua nga një familje amerikane, pasi prindërit e tij pakistanezë ndërruan jetë. Neo Neës shton se Trump e ka nisur fëmijërinë e tij në Pakistan, ku edhe ka marrë një pjesë të mirë të edukimit dhe shkollimit të tij.

Në raportin e publikuar muajin e kaluar shkruhet: “Kandidati për President, Donald Trump ka lindur në Pakistan dhe jo në Amerikë”. Vlen të theksojmë se Trump kaloi disa vite nga jeta e tij duke u munduar t’i tregojë gjithë botës se presidenti në largim Barack Obama nuk ishte një qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi se Trump ka lindur në Pakistan dhe është jetim ka bërë bujë në rrjetet sociale duke ngjallur mjaft debate.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: