PRISHTINE – Reperat e grupit Babastars janë përplasur sot me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se reperi Noizy është plagosur në kokë nga vëllai i reperit Cozman, Ymer Abdullahu.

Momenti kur plagoset Noizy by e-d21
Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij Ymer Abdullahu dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.
Mësohet se Albert Krasniqi është bashkëshorti i Miss Kosova 2006, Besa Gashi.

Historia e konflikteve mes Noizyt dhe  Babastars ka kohë që ka nisur. Kohë më parë reperi u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman muaj më parë, duke i përmendur atij të dashurën Tunën, me të cilën sipas tij ai kishte pasur marrëdhënie seksuale.

Duket që kjo intervistë të ketë thelluar akoma armiqësinë mes tyre duke sjellë edhe ngjarjen e sotme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb