Kamerat e sigurisë në aeroportin e Stambollit kanë kapur një prej terroristëve që kreun sulm me pasojë 44 persona të vdekur dhe 230 të plagosur.

Pamjet që janë publikuar nga gazeta italiane “Il Giornale” tregojnë dhjetëra njerëz që largohen me shpejtësi sapo dëgjojnë të shtëna me armë.

Agresori i veshur me të zeza shihet teksa hyn në ndërtesë por e gjend zonën e regjistrimit në aeroport plotësisht bosh.

Ai kërkon për viktima dhe pasi dështon përplas me inat armën në dysheme.

Tre terroristët hapën zjarr fillimisht jashtë terminalit për të krijuar panik para se të sulmonin ndërtesën dhe të hidhnin veten në erë.

http://www.dailymotion.com/video/x4j4tc5_sulmi_news

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb