KRUJE– “Ajo video është personale dhje nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik dhe me nxënësit”. Kështu deklaroi Fatmir Dervina, mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë në polici. Pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pretendimin se në telefonin e nxënësve të kësaj shkolle kishte shkuar një video erotike e mësuesit, prokuroria dhe policia e Krujës nisën hetimet.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Dervina është shoqëruar në polici ku u mor në pyetje për të sqaruar denoncimin në fjalë. Mësuesi i lëndës së Matematikës në këtë shkollë pohoi se video ishte realizuar jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe ishte diçka e tija personale.

“Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon”, mësohet të jetë shprehur mësuesi para prokurorëve të çështjes, i cili mohoi kategorikisht se ka pasur për qëllim të ngacmojë nxënësit. Ndërkohë Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se policia po heton lidhur me rastin në fjalë si dhe për faktin se pse mësuesi kishte në përdorim 4 adresa në rrjetin social ‘Facebook’. Sakaq, policia po vijon hetimet.

POSTIMI I BERISHES
Nje video skandaloze qarkullon ne telefonat e nxënësve ne Shkollen “Adem Gjeli” ne Fushe Kruje.
Narkodrejtoresha ben presion te mbylle skandalin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Per arsye etike nuk po publkoj videon ne FB. sb
“Pershendetje d.Berisha. Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit janë perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shumë ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle. Te dergoj videon por dua anonimat te plote. Me shume respekt personit me te besuar Dr.Sali Berisha”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: