KINE-Një agjent i policisë rrugore në Kine, ka shpëtuar një fëmijë që po ecte në mes të trafikut në qytetin Tongren, në provincën e Guizhou. ‘E kuptova menjëherë situatën e rrezikshme dhe nuk u mendova dy herë për të vrapuar drejtë fëmijës’, ka thënë polici.

Fëmija që lëvizte pa kaskë në një skuter më babain e tij, i ka ikur kontrollit, pasi ka parë nënën në anën tjetër të rrugës.

Prindi që po kujdesej si të rregullonte skuterin, ka harruar fëmijën i cili fatmirësisht është shpëtuar nga polici. ‘Në trajektoren e fëmijës ishte një makinë e zezë e cila mund ta shtypte djalin, duke pasur parasysh gjatësinë e tij’, ka shtuar agjenti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: