Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEOLAJM: Gërvishtin makinat në ecje, grushte në autostradën Tiranë-Durrës

Rrahje ne autostrade

Shqiptarët janë gjaknxehtë nga natyra, dhe shumica i zgjidhin problemet para se të mbërrijnë autoritetet përkatëse. Kështu dhe rasti i këtij episodi të shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kilometrit të 7, kur disa persona të cilët udhëtonin me automjete janë përplasur. Menjëherë ata kanë ndaluar automjetet që kanë pësuar gërvishtje dhe kanë nisur të debatojnë. Kjo kamera amatore është bërë nga persona të tjerë që sapo kanë parë që debati ka degjeneruar në dhunë fizike, kanë regjistruar materialin filmik duke e dërguar në redaksinë e BalkanWeb.

Në video shihet një person i vetëm që gjuan me grushte kundrejt 3 të tjerëve që i janë kundërvënë me duar e me këmbë. Personat që e kanë filmuar shprehen se skena është regjistruar ditën e hënë, 9 Maj, dhe ka qenë vërtet e dhunshme, ndaj askush nuk mori guximin të nderhynte.

“Skena ishte e tmerrshme, sapo i lirua krahu ynë, ne u larguam prej aty dhe nuk e dimë se cfarë u bë me personin që i ishin kundërvënë 3 djemtë e tjerë. Nuk e dimë nëse policia ndërhyri, sesi e zgjidhën cështjen e gërvishtjes së makinave, por duket se çunat e kishin marrë në dorë vetë situatën dhe nuk pritën t’i jepte zgjidhje uniforma blu”, shprehet personi qe filmoi ngjarjen, i cili insistoi te mbetej anonim.

Skena e dhunshme sjell në vemendje dhjetra ngjarje të kronikës, ku për një parkim gabim, apo përplasje automjetesh, persona të ndryshëm janë bërë viktima të dhunës fizike që ka shpërthyer në cast.

(d.b/da.xha/BalkanWeb)


Komente ( 62 )

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.